Tash e disa ditë, Liberta Spahiu përmes rrjeteve sociale po paralajmëron diçka të re.
E për të gjithë kurreshtarët, befasia më në fund është zbuluar.
Siç u bë e ditur dje tek ‘Të pathënat e javës’, sot prezantuesja dhe producentja e Prive do të nisë publikimin e ‘vlog’-ëve me copëza nga përditshmëria e saj.
I pari, publikohet sonte në kanalin Prive TV në Youtube nga ora 18:00.
Për rreth 20 minuta, do të shpaloset për herë të parë e gjithë përgatitja që bëhet për një edicion të Prive, nga mbledhjet me stafin tek pjesa e kurimit të imazhit.
Materiali i vlog-ut të parë do të jetë premierë në Youtube prandaj mos harroni ta ndiqni në më pak se një orë. /Prive.al