Kjo e shtunë në Prive vjen me materiale ekskluzive mbi yjet e showbizit shqiptar.
Robert Berisha flet për pushimet në Bansko me ish-gruan Nora Istrefi e Labi rrëfehet mbi deklaratën që bëri xhiron e medias këtë javë.
Kushtrim Qerimi përgjigjet në 60 sekonda e Shengyl Ismaili pyetjeve të fansave.
Kanita Suma vjen për të rrëfyer mbi projektin “Fllad” por jo vetëm, e teksa prezantohet një dizajner mjaft premtues për të ardhmen.
Këto por jo vetëm, të shtunën në ora 19:00 me Liberta Spahiun e materiale nga Artan Telaku e Vlorijan Halili. /Prive.al