“Kënga Magjike” po shkon drejt fundit meqenëse nata e finales së madhe mbahet sonte!
Sezoni i 22-të i festivalit u mbajt shumë ndryshe herëve të kaluara si pasojë e pandemisë, por asgjë nuk zbehi magjinë e natës.
Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Sonte në finale jo vetëm që do të kemi artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj. /Prive.al