Sa shumë kohë janë bashkë – Nora e Roberti pranojnë sfidën “10 vjeçare” dhe kjo është fotografia e përbashkët

By

Paskan më shumë se një dekadë bashkë dhe këtë e dëshmon një fotografi e vjetër e Nora Istrefit dhe Robert Berishës.

Dyshja e famshme e kanë pranuar sfidën e Instagramit që ka ditë që është bërë virale.

Sfida 10-të vjeçarë nënkupton publikimin e një fotografie të vjetër një dekadë, për të parë se si dukeshe aso kohe. 

Dhe kështu dukeshin Nora dhe Roberti – shumë të dashuruar dhe pak më të rinj se tani.

Por 10-të vjet më parë ata nuk është se kanë ndryshuar shumë dhe janë cifti shqiptar që më së miri është mbajtur, me Norën që u bë nënë dhe prapë ka një fizik super fit, kurse Robert Berisha padyshim meriton titullin e 40 vjeçarit më seksi shqiptar…

Artikuj të ngjashëm