Sonte ju pret një ‘Prime’ i jashtëzakonshëm dhe plot surpriza

By

Një ekip i tërë organizativ janë duke kryer parapërgatitjet e fundit për natën e sotme ‘Prime’ të formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova.

Kjo natë ‘Prime’ pritet të shfaqë përsëri pranë jush një sërë surprizash të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”, e që do të shpalosën gjatë një shoë-i maratonik televiziv duke filluar nga ora 21:00 – i njëjti, do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion.

Gjithçka që ka ndodhur që prej nisjes së edicionit të dytë të BBVK-së, pritet të shtjellohet sonte nga nikoqirët e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Derisa, lezet këtij ‘Prime’ me komentet e tyre jo rrallëherë pikante, presin t’i japin të dy opinionistët e këtij edicioni të dytë, Anita Haradinaj dhe Bledi Mane.

Pra, mos harroni – bëhuni gati, sepse me fillim nga ora 21:00 fillon transmetimin nata e sotme ‘Prime’,e që shënon të dytën me radhë që prej nisjes së BBVK-së.

Artikuj të ngjashëm