Sonila Meço rikthehet në Top Channel?! Mos të ngutemi në konstatim…

By

… Dhe papritmas, Top Channel, nga një televizion prej të cilit iknin të gjithë u bë lajm për prurje të reja masive!

Televizioni kombëtar në Shqipëri i cili nuk po jeton ditët e tij më të mira është vënë së fundmi në qendër të raportimeve në portale.

Pas largimit të një prej figurave kryesore, Sokol Ballës nga karvani i gjatë i të larguarve viteve të fundit, emrat që do e zëvëndësojnë kanë pushtuar portalet.

Tashmë është pothuajse e konfirmuar që Ylli Rakipi do jetë pjesë e Top Channel të enjteve por u aludua ditën e sotme edhe për Sonila Meçon, si prezantuese e Top Story nga e Hëna në të Mërkurë.

Të jetë ky zhvillim në Top arsye e rikthimit pas mbi dy vitesh të prezantueses në ekran?

Një gjë e tillë u raportua sot por duket se akoma është larg për t’u konfirmuar

Këtë e ka lënë të kuptohet në rrjete sociale vetë Sonila.

Në një foto me Francesco Becchetin, pronarin e dikurshëm të Agon, të cili Meço i qëndroi besnike deri në fikjen e gjeneratorit që i ipte energji elektrike  regjisë, duke folur me mesazh të koduar për ‘True Story’ shumë prej ndjekësve e kanë pyetur për të reja, mundësinë e kthimit tek Topi,

‘Më bëj një zile’ – shprehet një prej komentuesve të cilit Sonila i përgjigjet: ‘Nëse s’të ka rënë s’kam lajm’.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do merren hapa konkretë drejt arritjes së marrëveshjes mes gazetares dhe Top Channel.

Kujtojmë se kanali televiziv, dikur më i ndjekuri në Shqipëri është përfshirë në një valë të madhe largimesh dhe ndërrim të politikave editoriale, për t’u kthyer në origjinën e të bërit opozitë ndaj qeverisë.

Në urimin e Vitit të Ri, Presidentja e Top Medias, Vjolla Hoxha, foli për një epokë të re në televizion ku ajo dhe ekipi do të modernizojnë shtëpinë televizive, duke motivuar dhe mbështetur më guximtarët, më të devotshmit dhe më të talentuarit.

Me këto lëvizje që po përfliten, duket se Hoxhat janë në rrugë të drejtë për një dinamikë të re, me kurba audience që do i rikthehen kohës së artë. /prive.al

Artikuj të ngjashëm