Shpërthen Rita Ora: Në maje të klasifikimeve më këngën ‘For You’

By

Kanë kaluar 24 orë nga lançimi i projektit ‘For You’ nga Rita Ora dhe Liam Payne. Kënga është kolonë zanore e filmit ‘Fifty Shades Freed’.

Kurioziteti për episodin e tretë të këtij filmi, por edhe dueti fantastik kanë bërë që ajo të ngjitet menjëherë në listat më të rëndësishme muzikore.

Aktualisht, ‘For You’ është në ‘Top 10’ të ITunes në 40 shtete të botës, teksa në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, Austri, Francë, Meksikë, Sllovaki e Gjermani.

Në Shtetet e Bashkuara, dueti Ora – Payne është në vendin e pestë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm