Sonila Meço rikthehet në ekran?

By

Është një prej figurave të konsoliduara të ekranit në Shqipëri.

Sonila Meco, për vite me rradhë, imazh qendror i lajmeve, ka tre vite që nuk është shfaqur para kamerave.

Prezantuesja që prej mbylljes së Agon Channel në vitin 2015 ka preferuar të pauzojë, mbase edhe në mungesë të projekteve të mirëfillta.

Por, duket se kjo s’do ndodh edhe për një kohë të gjatë.

Mediat në Shqipëri po raportojnë se ajo bashkë me Adi Krastën do jenë pjesë e televizionit të ri A2 i cili pritet të nisë transmetimet së shpejti si një investim marramendës i një biznesmeni të pasur.

Duket se prej Francesco Becchettit, janë vetëm sipërmarrjet me shumë investim ato që po e kthejnë Sonilën, por pjesërisht edhe Adin në sipërmarrje televizive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm