Prej e pas aventurës në “Përputhen”, ish-konkurentja simpatike, Ana Kauri ka ndryshuar goxha në pamje.
Ajo fillimisht mbushi buzët duke ndryshuar tërësisht nga imazhi me buzët e holla.
Pas daljes nga programi, ajo iu nënshtrua edhe operacionit të hundës.
E mesa duket pas disa intervenimeve, ajo (fatkeqësisht) nuk do të ndalet.
Përmes rrjeteve sociale, Ana ka bërë të ditur se nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të re, pa e treguar saktësisht atë.
Kujtojmë se pak kohë më parë u bë e ditur që edhe një prej meshkujve më të komentuar, Fatjoni ka investuar tek vetja duke mbjellë flokët pas daljes nga programi. /Prive.al