S’ndalen telashet për Taynën, zhvillimi i fundit nga ajo

By

Teksa e vazhdon një betejë të hapur me ish-menaxherin e saj që i ka sjellë mjaft peripeci në aspektin e karrierës, duket se telashet nuk po marrin fund për Taynën.

View this post on Instagram

A post shared by Tayna (@tayna)

Artisja ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është anuluar pjesëmarrja e saj në Alba Festival, e paraparë vetëm pak ditë pas.

Duke mos precizuar arsyet, super ylli i skenës muzikore shqiptare ka thënë se kjo gjë ‘nuk ishte në dorën e saj’.

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për ndonjë bllokadë apo kanë qenë shkaqe të tjera ato që ia kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen në minutë të fundit.

Projekti më i ri i saj që u prit mirë, u bllokua nga ish-menaxheri Hykolli në Youtube.

Pas disa replikave të forta publike përmes postimeve mes të dyve, kënga u zhduk nga Youtube.

Ndryshe, Alba Festival ishte paraparë si rikthimi në skenë pas shkëputjes disa mujore shkaku i problemeve me pjesën e menaxhmentit që këngëtarja pati në gjashtë vitet e fundit të karrierës. /prive.al

Artikuj të ngjashëm