Reperi i Babastars, Visar Shala është shumë i angazhuar në studio muzikore për këngët e reja. Gjatë intervistës për Prive të transmetuar javë më parë paralajmëroi dy bashkëpunime.
Që të dyja do të vinë me këngëtare nga Shqipëria. E para do të jetë me Soni Malaj dhe Dj Aldo e ndërsa tjetra me Jonida Maliqin.
Përderisa këto këngë po finalizohen, Skivi ka shkruar në instagram Së shpejti duke lënë të nënkuptohet që shumë shpejt do të laçohet projekti i tij ri.
Por, përpos tyre gjatë gjithë kohës, Visari është duke punuar në studio.