Skerdi dhe Vesa janë bërë prindër për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e këngëtarit të njohur përmes një postimi në Instagram.
‘Sot, Zoti e bekoi familjen tonë edhe me një djalë. 20 maji do të mbetet përherë lumturia jonë e dytë. Mirë se erdhe bota jonë’, është shprehur ajo në Instagram në fotografinë e parë me të birin dhe Skerdin.
Reo është emri i përzgjedhur për bebushin që iu dha për herë të dytë epitetin e prindit, pas Roit që ishte bekimi i tyre i parë.
Me jetë të gjatë! /Prive.al
View this post on Instagram