Ky vit ka filluar në mënyrën më të bukur të mundur për çiftin Skerdi dhe Vesa.
Këngëtari shumë i dashur Skerdi dhe bashkëshortja e tij Vesa, përjetuan sot emocionet më të bukura të jetës.
Çifti janë bërë prindër për herë të parë të një vogëlushi të shëndetshëm.
Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari duke postuar në llogarinë e tij një foto kur takuan për herë të parë të birin.
“Sot u mbusha me lot por me lot gezimi, ndjenja me e bukur ne bote, dashuria me e vecante qe kam perjetuar.Nuk paska ndjenje me te bukur kur ne jete te vjen nje engjell qe te ben te harrosh cdo gje per cka ke luftuar dhe cka ke kaluar dhe cdo dashuri sepse dashuria me e madhe eshte ky bukurosh i bukur . Ndihem krenar qe ne jeten time Zoti me fali nje krah te djatht qe do me doj tamam me zemer te paster dhe do me behet shok jete, do ke behet nje hero per shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuraten me te shtrenjt, dhuraten me te bukur. Me solle ne jetebnje shpirt, nje Skerd te vogel qe ma mbushi shpirtin me nje thesar qe s’do kem nevoj tere jeten te kerkoj gje tjeter me shume – te dua jeta ime, ju dua te dyve me shum se veten.” – shkruan Skerdi në postimin e tij.
Skerdi ishte i ftuar në emisionin ‘NIN’ ku Alaudin Hamiti kishte kërkuar nga ai të zbuloj emrin e të birit ende pa ardhur në jetë.
Këngëtari nga Shqipëria ishte i vendosur të mos zbuloj emrin e djalit, por pas iniciativës së moderatorit dhe Adelinës e cila ishte po ashtu mysafire në emision ai zbuloi vetëm shkronjën e parë, “Emri fillon me R” tha këngëtari. /Prive.al