Klipi i saj i fundit ishte një projekt ndërkombëtar. “Of Guard”, u soll nga Elvana Gjata dhe Ty Dolla, menjëherë pasi këngëtarja solli në shkurt të këtij viti, një album me këngë që u pëlqyen masivisht nga publiku shqiptar.
Këngëtarja Gjata, pasi lansoi projektin “3”, tani po sjellë një klip të ri!
Ajo xhirimet po i bën në Tiranë, ndërsa fotografitë nga skena e xhirimeve janë publikuar në rrjete sociale nga miku i saj, dizajneri Valdrin Sahiti.
Elvana është shfaqur goxha atraktive në këto imazhe, e veshur në të zeza ndërsa nuk bëhet e ditur se për çfarë kënge bëhet fjalë kësaj here. /Prive.al