Këngëtarja Enkelejda Arifi, njëherësh zyrtare për kulturë në Komunën e Gjilanit ka folur për herë të parë pas vendimit të Kryetarit për shkarkimin e saj dhe anëtarëve të komisionit shkaku i ndarjes së subvencioneve për të afërmit e tyre.
Në listën e përfituesve ishin djali dhe kunati i saj në dy projekte të ndara që bashkë kapnin vlerën e 7552 eurove.
Në një prononcim për Klan Kosova bashkë me anëtarët e tjerë të komisionit, Arifi u shpreh se e ka ndërgjegjen e pastër.
“Unë me ndërgjegjen time jam e qetë. Nuk i kam dhënë para askujt. Nuk do të fillojmë t’iu themi në familje të lutem mos u bëj artist sepse është konflikt interesi” – u shpreh ajo mes tjerash.
I gjithë procesi është kthyer në pikën zero. /Prive.al