S’ka më dyshime, Kendall Jenner kapet duke u puthur me të dashurin e ri

By

Për tash e disa javë është përfolur për interesin e ri romantik të Kendall Jenner, artistin e famshëm Bad Bunny.

Dyshja u panë në një koncert të Drake në Kaliforni, duke kaluar një kohë të mrekullueshme dhe lanë të kuptohen, se aktualisht janë më të lumtur se kurrë.

Bad Bunny dhe Jenner morën pjesë në koncertin e Drake në skenën e Forumit Kia në Inglewood.

Të dy ndodheshin në seksionin VIP dhe u raportua se pjesën më të madhe të koncertit e kishin kaluar me Kim Kardashian, derisa Tristan Thompson, ish-burri i Khloe Kardashian, iu bashkua atyre më vonë.

Mes këngëve, të dy pushuan për t’u përqafuar, puthur dhe folur gjëra me njëri-tjetrin.

Në mes të këngës  “God’s plan”, Jenner u pa duke i pëshpëritur diçka në vesh Bad Bunnt-t.

Ajo pothuajse po binte në dysheme, duke qeshur, ndërsa rep artisti shihej dukej e mbajtur në krahë, shoqëruar me buzëqeshje gjatë gjithë kohës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm