Njihuni me Don Xhon – artisti nga Drenica që shpërtheu në rrjete sociale

By

Don Xhon – kështu quhet artisti nga Drenica i cili së fundmi bëri freestyle në “Gjoni Black”.

Video në të cilën performon reperi në fjalë, është bërë virale në rrjetet sociale dhe përveç kësaj, ai u përkrah edhe nga shumë artistë shqiptarë.

Mozzik, Getinjo, Lyrical Son, Blleki, Lluni, Adriana Matoshi, Alaudin Hamiti janë vetëm disa nga emrat që e kanë shpërndarë videon e Don Xhoni në Instagram.

Kjo gjë ka ndikuar në ndjekësit e artistit të ri pasi nuk i kishte as 1000 dhe deri pak minuta më parë numëron plot 59 mijë ndjekës.

Ndiqeni më poshtë perfomancën e tij nëse ende nuk e keni parë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm