“S’ka kush që e ndan Tunën nga Cozman”

By

Lajmi që pushtoi mediat javën që lamë pas ishte ai i ndarjes së Tunës dhe Cozman. Megjithëse asnjëri nuk u prononcua për këtë zhvillim, distancimi la të kuptohet për krizën e çiftit.

Por, një kthesë të rëndësishme po e shënojnë postimet e Tunës në rrjete sociale. Pasi shkruajti fragmente që përshtateshin me situatën, sot këngëtarja ka befasuar sërish.

Tuna ka sjellë në vëmendje këngën “Babe” të cilën ia kushtoi Cozman për Shën Valentin vitin e kaluar.

“S’ka sen që m’ndan prej teje babe” – është fjalia që ajo ka vendosur të shkëpusë nga teksti i krijimit muzikor duke ngjallur huti dhe befasi ndër fansa.

Se ku dëshiron të dalë këngëtarja me këto postime në rrjete sociale mbetet të dëshmohet nga koha. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm