Përgjatë fundjavës, Në Ohër të Maqedonisë së Veriut u mbajtën takimet e radhës në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.
Ndëkaq, të premten që lamë pas në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u kurorëzua edhe fituesi që ishte Stresi.
Në mesin e dy ngjarjeve, sipas matjeve në rrjete sociale kosovarët ishin më të përkushtuar në zhvillimet e Vëllait të Madh se sa në politikën vendore.
Pëtrit Selimi, ish-Ministër i Punëve të Jashtmë ka ndarë në llogarinë e tij matjet e angazhimeve në rrjete sociale përgjatë periudhës 3-ditore (17.03 – 20.03) të gjeneruara nga Metricom sa i përket dy ngjarjeve që ndodhën po të njëjtën kohë.
Sipas matjeve, kosovarët ishin më të përkushtuar në ngjarjet brenda shtëpisë ( 83 milionë angazhime në rrjete sociale) se sa për zhvillimet e dialogut Kosovë – Serbi ( 32 milionë angazhime në rrjete sociale).
Shihni më poshtë postimin e plotë të Selimit në Instagram. /Prive.al