Sipas një studimi kjo është anëtarja më intelegjente e familjes mbretërore

By

Meghan Markle është kurorëzuar si “anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore britanike”, sipas një studimi të ri të publikuar nga “Oxford Royale”.

Kompania e arsimit shikoi prejardhjen akademike të secilit anëtar të familjes, duke përdorur faktorë të matshëm si përformanca e shkollës së mesme dhe vendi ku ata ndoqën kolegjin. Ky i fundit u vlerësua duke përdorur renditjen e universiteteve botërore QS, cila vlerëson kolegjet bazuar në reputacionin e tyre akademik dhe raportin fakultet-student.

Markle u zhvendos në krye të klasës falë diplomës së saj nga Universiteti Northwestern në Evanston, Illinois, i cili renditet në vendin e 30 në një listë prej 1300 institucioneve në renditjen më të fundit botërore të QS. Ajo u diplomua në vitin 2003 me diplomë të dyfishtë në teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

“Jeta si mbretërore nuk është gjithmonë një punë e lehtë dhe përfshin shumë përballje me shqyrtim të gjerë dhe jetën në qendër të vëmendjes së publikut, dhe forcat akademike të Meghan Markle e kanë pajisur atë në mënyrë të përkryer për këtë rol,” tha një zëdhënës i Oxford Royale.

“Ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të kenë dhënë dorëheqjen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, ata kanë tërhequr interesin dhe vëmendjen e botës dhe dëshira e Meghan për të përdorur platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet serioze botërore pasqyron inteligjencën e saj”.

Pas Meghan Markle ishte Kate Middleton në vendin e dytë dhe Princi William në vendin e tretë.

Artikuj të ngjashëm