Sinead O’Connor bën deklaratën shokuese: Nuk rri më me jo myslimanët

By

Në më pak se dy javë pasi këngëtarja e famshme Sinead O’Connor dha lajmin se do bëhej muslimane, ajo e ka bërë të qartë se çfarë do të thotë ky religjin që e ka përqafuar për të.

Dje, O’Connor e cila tani njihet si Shuhada Davitt ka shkruar në Twitter:

“Më vjen tmerrësisht keq. Cfarë do të them tani është shumë raciste dhe s’më kishte shkuar ndonjëherë mendja e mund ta them. Por unë me të vërtetë nuk dua që të kaloj më kohë me njerëz të bardhë (nëse ashtu quhen jo myslimanët). Për asnjë moment, për asnjë arsye. Ata janë të shpifur”.

Këngëtarja e hitit “Nothing Compares 2 U”, është kritikuar mjaft shumë nga komuniteti islamik për këtë deklaratë, e ata ia kanë rikujtuar asaj se të gjithë janë njerëz dhe se edhe profeti Muhamed e ka thënë se asnjë racë apo kombësi nuk ka superioritet karshi tjetrës.

Artikuj të ngjashëm