Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006.
Këngëtari Sinan Vllasaliu e ka kujtuar të ndjerin përmes një fotografie të cilën e postoi në Instagram.
“Vizioni im është ta kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me shoqëri politike tolerante dhe me ekonomi solide, e integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe të vazhdojmë raportet e mira me SHBA-të”, shkruan mbi imazhin të cilin artisti e publikoi.
Fotografia mori shumë pëlqime dhe komente poashtu./Prive.al