Me këtë fotografi e dëshmon që ka një jetë të tërë në skenën shqiptare. Ai, po plaket me këngën.
Sinan Vllasaliu është njëri ndër emrat më të spikatur në muzikë, i pëlqyer pothuajse nga të gjithë.
Me një fotografi të vjetër, ai na rikthen në kohë, duke fluturuar në momente që kanë ndodhur shumë vjet më parë, kur ai ishte shumë më i ri.
Imazhi i publikuar në profilin e tij në Instagram, nuk e thotë vitin kur është realizuar, por e ka bërë nostalgjik këngëtarin.
“Pak Nostalgji s’na bën keq”, ka shkruar Sinani, në fotografinë në të cilën shihet duke luajtur në kitarë. /Prive.al