Ditën e tij të veçantë po e kalon me një koleg të tijin nga Kosova.
Këngëtari i famshëm shqiptar Sinan Hoxha, të martën mbushi plot 42 vjet.
Ndërsa, tavolinën me një drekë ai e ka shtruar për kolegun e mikun e tij Ermal Fejzullahun.
Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Sinani ka bërë me dije se ka drekuar me Ermalin, Andrra Destanin gruan e tij, e po ashtu në këtë mes ishte edhe Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e Ermalit.
Ajo që bie në sy është përshkrimi i Sinanit.
“Koha e familjes”, ka shkruar ai, duke bërë të qartë se Ermalin e ka aq mik sa e konsideron si familje. /Prive.al