Thuajse të gjithë i kemi “hëngër” ato të bërtitmet e nënave tona, kur e kemi lënë pa e ngrënë ushqimin në tavolinë.
Ato janë aq të kujdesshme, sa gatuajnë për familjet e tyre me shumë dashuri, por nënat shqiptare edhe nervozohen kur ti nuk ha!
E për këtë arsye edhe Shyhrete Behluli bëhet nervoz me fëmijët e saj. Meqenëse sot të gjithë bëjmë një jetë dinamike, të pakta janë ditët kur ulemi për të ngrënë të gjithë në shtëpi.
Dhe e pyetur nga Prive në rubrikën “50-të pyetjet”, se çfarë e bën nervoz te fëmijët e saj, këngëtarja përgjigjet:
“Kur e përgatis drekën e i ftoj të ulen, e këta një nga një më thonë se kanë ngrënë jashtë. Po mirë, e unë për kë e përgatita?” /Prive.al