Sigurohet gjaku i kërkuar për humoristin Cima

By

Humoristi, Rasim Thaçi – Cima, është duke u përballur me virusin korona.

Ai kishte nevojë për gjak, për çka e bija e tij, Adelina Thaçi-Meta, ka kërkuar gjak prej atyre që e kanë kaluar koronavirusin së fundmi për të marrë antitrupat e tyre. Por tanimë gjaku është siguruar, kështu bëri të ditur Thaçi-Meta.

“Të dashur miq, gjaku është siguruar, nga zemra ju faleminderit për krejt ju që më keni kontaktuar e keni shprehur vullnetin me ardhë, dhe me dhanë gjak. Ju falënderojmë të gjithëve! Me respekt familja Thaçi”, ka shkruar e bija e tij Thaçi-Meta në “Facebook”.

Artikuj të ngjashëm