Pse Selena Gomez po mendon të heqë dorë nga muzika?

By

Selena Gomez ende nuk po heqë dorë nga muzika.

Këngëtarja 28 vjeçare zbuloi në një intervistë për Vogue se po mendon të largohet nga bota e muzikës, por gjithsesi do të bëjë më shumë.

“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht. Kam pasur momente kur kam thënë: Ç’kuptim ka, pse vazhdoj ta bëj këtë?’.

“Lose You To Love Me” – ndjeva se ishte kënga më e mirë që kam publikuar ndonjëherë, dhe për disa njerëz, nuk ishte e mjaftueshme”, tha ajo.

“Mendoj se ka shumë njerëz që kënaqen me muzikën time dhe për këtë jam shumë mirënjohëse, për këtë vazhdoj. Por mendoj se herën tjetër, kur bëj një album do të jetë ndryshe. Dua ta provoj edhe një herë, para se të tërhiqem nga muzika”.

Artikuj të ngjashëm