Duka dhe Dukesha e Sussex’it e kanë ndarë imazhin e parë të të birit të tyre të porsalindur.
Duke e prezantuar të birin, Meghan ka thënë: “Ai e ka temperamentin më të ëmbël, është tejet i qetë. Ai është si një ëndërr”.
Derisa Harry ka shtuar me shaka: “Nuk e di nga kush e ka marrë këtë tipar”.
Ndërsa duke e komentuar faktin që u nëmë prindër, ata kanë thënë se kjo ndjesi është magjike dhe e mrekullueshme.
Vogëlushi i ri i familjes mbretërore, është i shtati në linjë për ta marrë fronin mbretëror të Britanisë së Madhe. /Prive.al