Si u bë që MC Kresha këndoi me Fifin? Edhe Ardit Gjebrea paska pasur gisht në këtë hit

By

Njëra ndër këngët më të bukura të festivalit “Kënga Magjike” që u shndërrua në hit që në ditën e parë që u dëgjua nga publiku.

Një këngë e veçantë dhe me stil, e cila do mbetet gjatë më e pëlqyera e publikut shqiptar, ka një histori të bukur prapa.

Këngën e ka krijuar Fifi dhe kur ia prezantoi Ardit Gjebreas, producentit të festivalit, ai pati një ide.

Fifi më tha që do sillte serinë e dytë të këngës Zhurmë. Dhe kur e dëgjuam këngën me regjisorin tonë, të dy tek pjesa e repit na shkoi në mend MC Kresha. Të gjithë artistët vijnë vet, por në këtë rast e doja MC Kreshën dhe e mora në telefon”, ka treguar Arditi.

“Ky po thërret dhe s’ka jo. Ështëthirrje pa të kuqe”, ka thënë Kresha, i cili ka treguar se as nuk e kamenduar ta refuzojë ftesën.

Artikuj të ngjashëm