Si t’i tregosh botës se je shqiptare? Bën gjizë me speca si Bebe Rexha dhe e publikon në Instagram

By

Këngëtarja Bebe Rexha, bashkë me emrat e tjerë si Dua Lipa, Rita Ora e Ava Max, është shndërruar në një ambasadore jo-institucionale për shqiptarët.

Rexha nuk ngurron asnjëherë të flas për prejardhjen e saj, meqë prindërit i ka na Dibra e Shqipërisë, ndërsa vet ka një emër tipik shqiptar Bleta.

Dhe përpos kësaj, këngëtarja e cila është pasionante në kuzhinë, di edhe të gatuajë ushqimet tradicionale shqiptare, siç është gjiza me speca – një specialitet tipik shqiptar, dhe ndoshta ndër të preferuarit e të gjithë atyre që flasin shqip.

Këngëtarja ka publikuar në Instagramin e saj një video ku shfaqet duke gatuar gjizën me speca, dhe e shpjegon procesin duke treguar se specat i ka pjekur e qëruar dhe i ka përzier me djathë ricotta e cila është e ngjashme me gjizën! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm