Ekskluzive në Wazzup: Kënga e Stanaj me Ty Dolla, premierë së shpejti

By

Kënga e shqiptarit Albert Stanaj me reperin e famshëm amerinak Ty Dolla Sign, është publikuar para pak ditësh në Youtube, vetëm si audio.

Ky bashkëpunim në mes dyshes i titulluar “Dirty Mind”, ka marrë formë edhe përmes një klipi që do të lansohet së shpejti.

Por, para se kënga të dalë kudo tjetër ajo do të shfaqet ekskluzivisht në emisionin Wazzup në Klan Kosova.

Edhepse data e publikimit nuk është bërë saktësisht e qartë, pritet që me 17-të maj, klipi të jetë në dispozicion të shikuesve shqiptarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm