Si t’i parandaloni dhe trajtoni qimet nën lëkurë?

By

Në vend të një përfundimi të pastër dhe të lëmuar, shumë prej nesh përjetojnë gunga, skuqje dhe kruarje të lëkurës pas depilimit.

Kjo ndodh për shkak të qimeve të rrënjosura, që mbetët nën lëkurë, në vend që të dalin në sipërfaqe.

Sipas WebMD, lëkura e vdekur mund të bllokojë një gjëndër qimesh që i detyron ato të rriten nën lëkurë.

Qimet e rrënjosura mund të çojnë kruajtje e parehati, si dhe të japin një pamje të përgjithshme me gropa në lëkurë.

“Kjo ndodh kur një qime rihyn në lëkurën tuaj në vend që të rritet nga gjëndra e tij. Mund të jetë e dhimbshme, kruajtëse dhe të lërë shenja nëse nuk trajtohet siç duhet”, tha dermatologia Geetika Mittal Gupta, teksa ndau disa këshilla të thjeshta për t’i parandaluar dhe hequr qafe në mënyrë efektive.

Ajo sugjeroi se mund të përdorni një kompresë të nxehtë ose të kërkoni një dermatolog t’i heqë ato qime të rritura.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhe trajtuar qimet e rrënjosura, sipas saj është reduktimi i qimeve me lazer.

Artikuj të ngjashëm