Si ta përgatisni një larës fytyre në kushte shtëpie?

By

Të lash fytyrën është një nga hapat e parë mbi kujdesin e lëkurës së mirë e të shëndetshme.

Si gratë ashtu dhe burrat këtë proces e kanë më shumë se të nevojshëm.

Mjekët dermatologë këshillojnë gjithnjë larës sa më natyralë me veprim të butë mbi fytyrë, në mënyrë që të ruhet balanca e llojit të lëkurës tuaj.

Për ta bërë sa më të sigurt dhe të thjeshtë këtë hap AgroWeb.org ju tregon se si të përgatisni vetë larësin natyral të fytyrës.

Përdoreni disa herë në javë, në mëngjes dhe në mbrëmje për të mbajtur larg papastërtitë, aknet, djersën dhe yndyrën.

Mënyrën e saktë të përgatitjes ndiqeni hap pas hapi të shpjeguar si mëposhtë.

Larësi me sodë buke dhe vaj kokosi

Përzierja e sodës së bukës me vajin e kokosit është një nga alternativat më të mira për çdo fytyrë.

Kjo sepse nuk përmban kimikate të shtuara të cilat mund të acarojnë dhe prishim balancën e lëkurës.

Të dy këta përbërës rregullojnë pehashin e fytyrës si dhe e mbajnë atë të pastër e të butë përgjatë gjithë ditës.

Soda e bukës ka veti pastruese dhe futet lehtë në pore duke ju shpëtuar nga pikat e zeza.

Ndërsa vaji i kokosit nga ana tjetër e bën lëkurën të ndihet më e butë dhe funksionon si një antibakterial dhe rigjenerues natyral.

Si ta përgatisni

75 gr sodë buke

200 gr vaj kokosi

Përgatitja

Për të përgatitur sa më mirë këtë trajtim ju duhet të shkrini me kujdes vajin e kokosit nëse e keni në gjendje të ngurtë.

Këtë mund ta bëni lehtësisht në sobë apo mikrovalë.

Më pas hidheni në një kavanoz qelqi dhe shtoni aty sodën e bukës.

Bëni kujdes ta përzieni me lugë druri dhe lëreni të ftohet enën e mbyllur hermetikisht në temperaturë ambienti dhe në errësirë.

Sa herë sa doni ta përdorni merrni pak nga masa në duar dhe vendoseni mbi fytyrë dhe qafë duke masazhuar me duar.

Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Këtë mënyrë të thellë pastrimi aplikojeni mbi fytyrën tuaj të paktën tre herë në javë./AgroWeb.org

Artikuj të ngjashëm