Pa përjashtim, çdo kush që përdor grimin ka disa produkte që nuk i kujtohet nga cili vit janë.
Por e vërteta është, pavarësisht nëse ato janë krejt të reja apo të vjetra, produktet e bukurisë skadojnë. Edhe më keq, ato mund të shkaktojnë probleme të lëkurës dhe shëndetit nëse nuk hidhen në kohën e duhur.
“Ashtu si ushqimi, grimi ka një datë skadimi dhe me kalimin e kohës mund të mbajë baktere të dëmshme që mund të çojnë në infeksione.”
Si të dini nëse grimi juaj ka skaduar?
Në përgjithësi, mënyra më e lehtë për të treguar nëse një produkt ka shërbyer siç duhet kohën e tij është duke vëzhguar ndryshime vizuale dhe nuhatëse. Nëse një produkt është bërë copa ose si vaj, ndryshon ngjyrën ose strukturën, ose nuhatja, gjasat janë që ai produkt i caktuar ka skaduar.
Duke filluar nga koha kur hapni produktet tuaja, ky është rregulli i përgjithshëm që duhet të ndiqni:
- Pluhurat dhe dritëhijet: 2 vjet
- Dritëhijet si krem: 12-18 muaj
- Fondacioni: 1 vit
- Lapsi i buzëve dhe buzëkuqi: 1 vit
- Bojë për vetulla dhe eyeliner: 3 muaj
Si të zgjasni jetëgjatësinë e produkteve:
- Sigurohuni që produktet të jenë të mbyllura fort dhe larg nga rrezet e diellit.
- Ruani produktet në temperatura të ftohta.
- Pastroni mjetet tuaja të grimit rregullisht.
- Mos ruani produktet në banjo.
Burimi: Marieclarie