Vokali i saj është i papërsëritshëm. Aurelë të dytë nuk ka!
Por, përtej energjisë që shohim gjithnjë në skenë, edhe këngëtarja i ka pasur problemet e saj, si çdo artiste tjetër.
Së fundmi, Aurela ka vendosur të ndajë një moment të vështirë me ndjekësit e saj.
Ajo ka zbuluar se në një periudhë, ka rrezikuar ta humbasë zërin e saj, unik e të papërsëritshëm.
Gaçe, përmes një fotografie me doktoreshën amerikane Gwen Korovin, ka zbuluar sfidën që e ka tejkaluar bashkë me doktoreshën në fjalë.
Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj. Doktoreshë, falemnderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe falemnderit për kujdesin e madh ndaj meje. Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke përformuar më e fortë e më e fortë” – është shprehur mes tjerash Aurela.
Korovin, emër i njohur në mjekësinë amerikane bashkë me burrin e sajn kanë punuar me emra si Lady Gaga, Ariana Grande, Pink, Mick Jagger. /Prive.al