Madonna u fotografua me djalin Rocco Ritchie mbrëmjen e së shtunës, në foto të rralla pa filtra në Instagram.
Dyshja nënë-djalë u pa duke u larguar nga Harrys Bar në lagjen e modës Mayfair të Londrës të shtunën vonë, me Madonna, 63 vjeçe që ishte veshur si një yll roku.
“Material Girl” e kompletoi look-un me një pallto të gjatë të zezë, çizme me thumba, geta dhe një rrip të kuq rreth belit, së bashku me një çantë Commes des Garcons “Lovable Rebel”.
Madonna ka postuar shumë foto të ‘rrezikshme’ në rrjetet sociale kohët e fundit, me shumë nga ndjekësit e saj që theksojnë se fotot janë tej mase të edituara. /Prive.al