Gjatë verës, e vogla e motrave Mustafa, Lulja u fejua me personin e zemrës, Albanin.
Ajo këtë gjë e shënoi me një aheng të madh në prani të familjarëve, miqve dhe dashamirëve.
Por, e rezervuar në këtë pjesë, që prej fejesës me Albanin, Lulen nuk e kemi parë shpesh krah mashkullit që i vodhi zemrën.
Përjashtim ka bërë sot kur ka postuar një fotografi të përbashkët.
Çifti shkëlqejnë krah njëri-tjetrit teksa në postimin e bërë në Instagram nuk kanë munguar as komentet e shumë ndjekësve të cilët kanë komplimentuar Lulen dhe Albanin. /Prive.al