Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë të martën mbrëma se është shumë e entuziazmuar që do të shërbejë edhe gjashtë vjet si zonjë e parë, si gruaja e presidentit amerikan Donald Trump.
Në darkën formale ku Trump tha se do rikandidojë sërish, këto fjalë të Melanias u shoqëruan me një përqafim në mes çiftit presidencial dhe një skenë të tillë e kemi parë rrallë herë.
E veshur me një kostum ngjyrë të verdhë, Melania ka thënë se ka qenë nder i madh për të që të shërbejë këto vjet si zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara.
E ndër të tjerash sic raporton Daily Mail, ajo ka thënë se ndjehet krenare me administratën e bashkëshortit të saj në këto vjet që lamë pas. /Prive.al