Richard Gere mund të jeta aktori i preferuar për shumë prej nesh, sidomos me rolin e tij tek “Pretty Ëoman” dhe sigurisht “Hatchi” (na e thoni kush nuk derdhi ca lot me këtë film?).
Por ai s’është nga ata aktorë të kohës tonë që publikojnë çdo lëvizje të tyren në Instagram, prandaj edhe momentet e tija na jeta personale i shohim rrallë.
Por së fundmi Richard Gere dhe gruaja e tij Alejandra Silva, janë treguar shumë të afërt me njëri tjetrin në pushime.
Dyshja janë fotografuar duke mbajtur krahët të lidhur për njëri tjetrin derisa po e shijonin ditën në një park të shtunën pasdite në Tuskanë të Italisë.
Aktori 69 vjeçar kishte vendosur të dukej sportiv duke veshur një bluzë në ngjyrë të hirtë dhe pantallona të shkurtra, ndërsa gruaja e tij 36 vjeçare po ashtu po dukej ‘cool’ dhe sportive. /Prive.al