Si po ndihet Kim pas shpalljes së saj si beqare?

By

Më në fund Kim është zyrtarisht beqare.

Vetëm një ditë pasi një gjykatës në Los Angeles pranoi kërkesën e Kim Kardashian për të rikthyer statusin e saj martesor në beqare, ish- ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, u pa në publik për hapjen madhështore të Klubit Social të Revolve.

Një dëshmitar okular tregon për E! News se Kim bëri një paraqitje surprizë kur mbërriti e vetme në festën në Los Angeles të enjten, më 3 mars, duke shënuar ngjarjen e saj të parë publike si një grua legalisht beqare.

Dëshmitari tha se, kur e pyetën se si ishte, Kim u përgjigj: “Po ia kaloj shumë mirë!”

“Kim dukej mahnitëse dhe ishte kaq e ëmbël për të gjithë”, thotë burimi i brendshëm për E! News. “Kim ishte duke buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Ajo u shfaq e relaksuar dhe e lumtur që ishte atje”.

Artikuj të ngjashëm