Aktori i njohur Fatos Kryeziu përveçë roleve me karakter humoristik sensin e humorit e ka të zhvilluar shumë edhe në realitet.
E postimet e shumta të tij në rrjete sociale sigurisht që me vete mbartin dozë të madhe të humorit.
Njejt ndodhi edhe në fotografinë e fundit të publikuar nga ai ku shihej përkrah bashkëshortes teksa e quante atë “schatz”.
Një term i njohur ky të cilin e përdorin mjaftë bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në perëndim për të dashurit e tyre.
E kjo nuk është hera e parë pasi që Fatosi një gjë të tillë e ka praktikuar edhe herë tjera kur ka publikuar fotografi krahas bashkëshortes. /Prive.al/