Si po e përcjell Adonisi shtatzëninë e Teutës ?!

By

Lajmi se priten të bëhen prindër u prit me shumë emocion nga çifti Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina.

Me rastin e këtij zhvillimi, aktorja Teuta Krasniqi pezulloi të gjitha aktivitetet e saj. Në teatër shtyu shfaqjet për një kohë të pacaktuar, kurse emisionin e saj ‘Mes Nesh’ e xhiroi për javë të tëra rresht.

Me reduktim drastik të paraqitjeve në publik, Teuta këtë periudhë po e pret në pushim të plotë pranë më të dashurve të saj.

Një kujdes i veçantë po i kushtohet edhe nga Adonisi i cili përpos një ushqyerje të shëndetshme po interesohet për bashkëshorten edhe në sfera tjera.

Ai ka ndjekur në Instagram një video të plotë që tregon ecurinë e sjelljes në jetë që prej ngjizjes së embrionit e deri në fazat e fundit.

Në këtë postim ai ka etiketuar aktoren Krasniqi e cila bashkëshortit i ka replikuar me një zemër.

Me një kujdes të shtuar në çdo gjë, Adonisi definitivisht po kuptohet se është një person që me karakterin dhe veprat ka arritur t’i marrë zemrën Teutës. /PRIVE.AL/

2toni

Artikuj të ngjashëm