Këngëtari shqiptar sapo i bëri dhuratën më të mirë ndonjëherë vajzës së Eminas!

By

Në një familje ku babai i saj është multi miliarder, vajzës së super modeles Emina Çunmulaj mund të mos i mungoj asgjë.

Por janë miqtë shqiptarë të modeles ata që po plotësojnë mozaikun e dhuratave për Ella Faria Nazarian me supriza me motive tipike shqiptare.

Albert Stanaj, një prej emrave që është çështje kohe deri në momentin kur pritet të shkëlqej artistikisht në skenën ndërkombëtare, bashkë me vëllaun dhe nënën kanë menduar rroba kombëtare si dhuratë për vogëlushen.

Xhubletat dhe dimitë me jelek ishin befasia që natyrisht se i ka pëlqyer shumë Eminas e njohur për ndjenjat e atdhedashurisë.

‘Nuk më pritet të rritet dhe t’i vesh xhubletat për Miss Bjeshka’ – ka shkruar mes tjerash modelja. /prive.al

Artikuj të ngjashëm