Si ndikon lidhja juaj me nënën në mirëqenien tuaj?

By

Ajo na qetëson – Jeni shumë të stresuar? Telefoni nënën tuaj. Bazuar në një studim të vitit 2010, vetëm disa minuta bisedë me nënën tuaj, ndikon pozitivisht në zvogëlimin e stresit. Kjo për shkak se duke dëgjuar zërin e nënës, trupi unë liron oxytocin-en, hormonin e “të ndjerit mirë”, që bën të njëjtin veprim sikurse marrim një përqafim.

Intelegjenca vjen nga nëna – Ndoshta ka ardhur koha që të falenderoni nënën tuaj edhe për intelegjencën që keni. Kërkimet thonë se dashuria dhe edukimi i nënës ndikojnë në pjesën e trurit që lidhet me mësimin dhe kujtesën.

Na bën të qeshim – Nuk ka rëndësi se si e bën, por nënat na bëjnë të qeshim. Ndoshta edhe me batuat e tyre, ose thjesht me një foto kur ajo ishte në shkollë të mesme. Ky është një lajm i mirë, sepse duke qeshur zvogëlojmë cortisol-in, hormonin e stresit, që na ndihmon të shmangim edhe sëmundjet.

Ndikon në lidhje – Sa më shumë kohë që keni kaluar më nënën tuaj ndërvite, aq më shumë ka mundësi që të ndikojë pozitivisht në një lidhje romantike. Sa më të afërta që keni qenë me nënën tuaj gjatë kohës si fëmijë, aq më e fortë do jetë lidhja juaj. Mos harroni ta falenderoni ditën e dasmës!.

E para që na ofron dashuri – Sipas rezultateve të “The Atlantic”, pas analizave të trurit të nënave të cilat kishin lindur, thuhet se “të qenit prindër është njëjtë sikurse të biesh në dashuri”. Me fjalë të tjera, nënat janë të parat që na ofrojnë dashuri dhe kjo gjë nuk ndryshon deri në përfundim të ciklit jetësor.

Mund të jetë shoqja më e ngushtë – Kush do ju dëgjojë me orë të tëra duke folur për punën tuaj në telefon? Kush do dëshironte që të bisedonin në ora dy të mëngjesit për problemet tuaja? Përgjigjen e dini. Prandaj, në rast se nuk e thoni shpesh, filloni ta bëni në të ardhmen. “Faleminderit ma, je më e mira”.

Artikuj të ngjashëm