Si matet pasuria e Elvana Gjatës?!

By

Këngëtarja Elvana Gjata që prej kur nisi kapitullin e ri jetësor është komentuar shpesh edhe për jetën luksoze.

Pushimet, itenerari që përshkon gjithë Europën dhe Amerikën e veshjet e shtrenjta që i paraprinin madje edhe atyre të Beyonce shpesh kanë krijuar lajm nëpër portale.

Megjithatë, duket që vlera e vërtetë për Elvanën nuk është ajo e aspektit material.
Këtë e ka lënë të kuptohet përmes një thënie të shpërndarë me ndjekësit në Snapchat ku duket se pasurinë e vlerëson me nivelin e lumtumirisë.

‘Lumturia është pasuria e re. Paqja e brendshme është suksesi i ri. Mirësia është trendi i ri cool’ – shprehet mes tjerash këngëtarja.

Ndryshe, projekti ‘Forever is Over’, i pari ndërkombëtar nga Gjata tashmë ka tejkaluar shifrën e një milion e gjysmë të klikimeve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm