Shiloh Jolie-Pitt është zyrtarisht një adoleshente- por ende i pëlqen të rri me nënën e saj.
Angelina Jolie e mori vajzën e saj dhe bashkë shkuan në një bar të famshëm në bodrum në Los Anxhelos të hënën për të festuar ditëlindjen e saj të 13-të, i tha një burim Page Six, njofton Klan Kosova.
Dyshja mori pjesë në një aventurë krejtësisht të re për Shiloh, e cila tanimë kishte të drejtën të hynte aty.
Nuk dihet nëse ndonjë nga vëllezërit e motrat e Shiloh – Maddox, Pax, Vivienne, Zahara dhe Knox – morën pjesë gjatë festës.
Babai Brad Pitt nuk iu bashkua festimeve, derisa ende është duke qëndruar në Europë në Festivalin e Kanës, ku u bë premiera e filmit të tij të ri më
Leonardo DiCaprion, “Once Upon a Time in Hollywood”.
Në prillin e vitit 2019, Jolie dhe Pitt zyrtarisht janë beqarë.