Gjatë ditës së sotme, shteti i Kosovës ka izoluar disa persona në qendrën studentore në Prishtinë, pasi të gjithë ishin kthyer nga Stambolli.
Në mesin e këtyre personave, është edhe Rinor Hykolli (menaxheri i Taynës) dhe Robert Berisha, të cilët qëndruan disa ditë në Amerikë për shkak të një koncerti atje.
Por, pse Tayna nuk ishte me ta dhe si i shpëtoi ajo izolimit.
Në fakt, reperja shqiptare ishte kthyer një ditë më parë dhe jo nga stambolli prandaj ajo gjendet në shtëpinë e saj në Prizren.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet ajo përmes postimeve në instastory por edhe Roberti i cili foli për Prive dhe ku thotë se Tayna shpëtoi nga ky izolim.
Ndiqeni më poshtë videon teksa Roberti flet për Prive.