Si i kumtoi Jonida lajmin e shtatzënisë Besnikut?

By

Çifti shumë i dashur Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, janë në pritje të ëmbël.

Të ftuar në Soiree në Top Channel ata folën për jetën e tyre martesore, bebin që do të vijë shumë shpejtë në jetë, dhe natyrisht Besniku tregoi se si Jonida i kumtoi lajmin e shtatzënisë.

Besniku një fans i kombëtares së Kombetares, ishte në një nga ndeshjet miqësore që po zhvilloheshin dhe pikërisht aty ishte momenti kur mori lajmin i cili do t’i ndryshonte gjithë jetën.

“Unë jam fans i Kombëtares së Kosovës. Ishim duke luajtur me Bullgarinë mesa po kujtoj. Aty ishte shumë zhurmë dhe më vjen një mesazh nga Jonida , ku shkruan ‘hë si po kalon?’. Aty s’ka dhe shumë valë dhe thashë ku e gjeti dhe kjo tani të më shkruajë. ‘Mirë, mirë faleminderit’ i thash. E pse po bëhesh kështu arrogant po më thoshte, është diçka normale. ‘Kujdes, sillu mirë se do bëhesh baba. Mos pi shumë birra.’ I thashë a je duke bërë shaka? Ndërsa ajo po qeshte. Dhe i thashë që ishte humori më i keq që ke bërë ndonjëherë dhe më bëri shumë nervoz. Dhe më çon një foto të testit që kishte bërë dhe për një moment krejt stadiumi mu bë audio off. E lashë birrën dhe dola jashtë, e lashë lojën. Shkova u ula në një lokal vetë, kam pirë disa birra dhe kam qëndruar 1 orë vetëm dhe vetëm kam menduar.“, ka treguar Besnik Krapi.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm