Horror në “Hell’s Kitchen”: Konkurenti tenton të vrasë veten?

By

Një ngjarje e pazakontë, njëkohësisht e tmerrshme duket të ketë ndodhur në ‘Top Channel’.

Programi shumë i komentuar ‘Hell’s Kitchen’, ka mundur që për pak të shndërohet në burim tragjedie.

Kjo të paktën sipas raportimeve mediale të minutave të fundit që deklarojnë se një prej konkurentëve të programit, duke mos mundur të përballojë presionin, ka tentuar t’i presë damarët.

Syri.net raporton se pas kësaj ngjarjeje është ndërprerë emisioni dhe është vënë gjithçka në pikëpyetje nëse kjo puntatë do të transmetohet apo jo.

Ndryshe, Anabel ka kontaktuar Renato Mekollin i cili nuk e ka mohuar lajmin.

“E kanë ekzagjëruar kur thonë se programi nuk do të transmetohet. Emisioni do të vazhdojë të transmetohet siç ka ndodhur deri tani”. Mbi ngjarjen, Renato është mjaftuar vetëm duke thënë “Do ta shihni në javët në vazhdim”

Artikuj të ngjashëm